Apple ka kthyer logot e dyqaneve të tij në ngjyrë jeshile në nder të Ditës së Tokës. Të gjitha dyqanet  e Apple në Britaninë e Madhe, Gjermani, Itali, Spanjë, Australi dhe SHBA tani janë furnizuar plotësisht nga energjia e rinovueshme, dhe kështu që janë 87 % e operacioneve të saj në mbarë botën. Por kompania tani ka premtuar se do të punojë n’ t’ gjitha proceset e saj me veprime pro mjedisit.

“Ne kemi ndryshuar goxha në pajisje tona, dhe tani ne jemi duke bërë të njëjtën gjë edhe me furnizimet në dyqanet tona.” tha Lisa Jackson, zv.presidente e Iniciativave të Mjedisit, Apple.