[intro]Bashkë me shifrat e reja për tre-mujorin, Facebook gjithashtu ka prezantuar një aplikacion të ri të quajtur ‘Hello‘. [/intro]

hello nga facebookHello është një aplikacion në fazën e testimit, i ndërtuar nga skuadra që ka ndërtuar Messenger, dhe shërben për të bërë thirrje nga celulari.

Hello lidhet me llogarinë tuaj në Facebook, dhe me aplikacionin e ri, ju mund të bëni thirrjet tuaja, ose të merrni thirrje nga persona të tjerë, edhe kur ju nuk e keni atë person në kontaktet tuaja në celular.

Me Hello, ju mund të kërkoni për persona apo biznese të ndryshme, dhe t’i thërrisni ata me një klikim.

Me aplikacionin e ri, ju gjithashtu mund të bllokoni personat e padëshiruar, në mënyrë që ata të mos kenë mundësi për t’u telefonuar ju.

Tani për tani, Hello është i disponueshëm vetëm për celularët Android, dhe mund të shkarkohet në Google Play Store duke filluar nga sot. /TechSot.Al/