[intro]Mark Zuckerberg, kryeshefi ekzekutiv i Facebook, publikoi dje në profilin e tij personal disa shifra të reja përsa i përket Facebook, WhatApp, dhe Instagramit. [/intro]

Facebook publikon shifrat e reja

Sipas grafikut të mësipërm, faqja e Facebook përballon rreth 1.44 miliarda përdorues çdo muaj. Rreth 800 miliona persona përdorin aplikacionin e Facebook WhatsApp çdo muaj, dhe rreth 700 miliona përdorues janë në aplikacionet ‘Groups’ të Facebook.

Kurse Messenger, aplikacioni që u përditësua disa javë më përpara, u shërben rreth 600 miliona personave në muaj. Instagrami, një tjetër aplikacion i Facebook, u shërben rreth 300 miliona përdoruesave në muaj.

Zuckerberg ka raportuar edhe disa shifra të tjera përsa i përket numrave; rreth 45 miliarda mesazhe dërgohen çdo ditë midis përdoruesave, dhe videot në Facebook shihen rreth 4 miliarda herë në ditë.

Përsa i përket projektit Internet.org, një projekt i nisur nga vetë Zuckerberg për të lidhur edhe vëndet më të varfëra me internetin, rreth 800 milion persona kanë tashmë mundësinë për të hyrë në internet.

Për të gjithë të apasionuarit rreth sportit, rreth 650 miliona njerëz janë të lidhur me një faqe sportive në Facebook.

Zuckerberg gjithashtu nuk hezitoi të përmëndë edhe reklamuesit në Facebook, të cilët kanë arritur një shifër prej 2 milionësh.

Këto të dhëna janë bërë të ditur në konferencën për shtyp përsa i përket tre-mujorit të parë për vitin 2015, dhe janë statistika të marra nga Janari i këtij viti, deri në Mars. /TechSot.Al/