Nokia, prodhuesi finlandez i cili i shiti pajisjet dhe biznesin e tij kompanisë Microsoft në 2013-n, është duke u përgatitur për t’u rikthyer përsëri në arenën e smartfonave.

Sipas raporteve të ndryshme, kompania e famshme pritet që të hyrë në treg nga 2016-n. Por nuk dihen akoma specifikat se si do të duket smartfoni i ri, apo sistemi operativ që do të përdorin. Por me shumë gjasa do të jetë një smartfon bazuar në Android.

Sipas raporteve, Nokia gjithashtu është duke eksperimentuar me projekte të tjera teknologjike, ndoshta dhe ‘realitetin virtual’.

Kjo lëvizje mund të vijë nga Nokia Technologies, një nga tre divizionet që nuk u shit tek Microsoft. Ky divizion ka nën vete rreth 10,000 patenta dhe lishenca të krijuara për produkte të reja.

Një tjetër lëvizje e Nokias mund të jetë blerja e konkurentit Alcatel-Lucent./TechSot.Al/