Vin Diesel, aktori kryesor i filmave aksion Fast and Furious ka konfirmuar në Las Vegas datën e filmit të radhës, Furious 8.

14 Prill, 2017 do të jetë dita e filmit, që do të vijë pas Fast & Furious 7, një film që thyeu rekorde botërore kur doli në kinema më herët këtë muaj.[pull_quote_right]14 Prill, 2017[/pull_quote_right]

“Të gjithë ne (aktorët) mezi po presim,”  ka thënë Diesel. “Me filmin Fast 7, ju na dhatë shumë vetë-besim. Shfaqët me të vërtetë shumë dashuri për ne”.

Prodhimi i filmit Fast 7 u ndaluar për një kohë të shkurtër pas aksidentit automobilistik që pësoi Paul Walker, që i mori dhe jetën këtij të fundit në Nëntorin e 2013-s.

“Keni qëndruar me ne gjatë gjithë kësaj kohe, ju na keni ndihmuar ne të shkruajmë historinë.

Të ardhurat e Furious 7 deri më sot kanë arritur $1.15 miliardë, duke e bërë atë filmin e 7-të më përfitues të të gjithë kohërave/TechSot.Al/