Kryeqyteti Kosovar mund të shihet tashmë me harta 3D (3-dimensionale), falë teknologjisë së hartave të Google.

I gjithë qyteti mund të shihet në 3D, ku të gjitha ndërtesat, duke përfshirë ndërtesat qeveritare, pallatet, urat, etj mund të shihen në detaje të qarta.

Sipas Digjitale.com, Prishtina është një nga qytetet e pakta në rajon me këtë teknologji në ‘Google Maps’. Tirana, Shkupi, Sofia, Beogradi, apo Athina akoma nuk e kanë këtë teknologji. Disa nga qytetet që e kanë janë Zagrebi (Kroaci), Plovdivi (Bullgari), dhe Timiosara (Rumani).

Si funksionon teknologjia 3D?

Kur zmadhon hartën, terreni dhe ndërtesat fillojnë të shfaqen në 3D. Pasi të shohësh ndërtesat, mund të anosh, zmadhosh, dhe rrotullosh hartën për të eksploruar terrenin në 3D. Teknologjia 3D punon vetëm në hartat e ‘Google Maps’ në desktop.

Për të parë edhe vetë këtë teknologji të re, mund të klikoni në ‘Earth View’ në Google Maps, dhe klikoni në ikonën ’tilt view’./TechSot.Al/

Skip to toolbar