Microsoft ka disa lajme të këqija për ata kanë pajisje që po punojn me Windows Phone 8.1. Kalimi në Windows 10 Mobile nuk do të lëshohet në Dhjetor siç qe parashikuar. Si e tillë, e vetmja mënyrë për të provuar sistemin e ri të Microsoft këtë vit (jashtë  programit të Windows Insider) është duke blerë një nga dy pajisjet e saj – Lumia 950 ose Lumia 950 XL.
 
Gabe AUL, zëvendës presidenti i korporatës së ekipit të inxhinierave të sistemit tek Microsoft, njoftoi kohët e fundit për përditësimin e Windows 10 Mobile Insider Preview Build 10586. Në këtë postim, AUL zbuloi se për shkak të festave, ekipi i inxhinierave do të punojë me ritme të ngadalta dhe shumë prej njerëzve kryesorë që drejtojn procesin nuk do të jenë të gatshëm (shtoi AUL).
Në një deklaratë të shkurtër për ZDNet, një zëdhënës për Microsoft tha se përmirësimi i Windows 10 Mobile do të fillojë të lëshohet nga fillimi i vitit të ardhshëm për ata që kanë telefona me Windows 8 dhe Windows 8.1. Zëdhënësi nuk specifikoj saktësisht se cilat pajisje do jenë apo nuk do të jenë të gatshëm për këtë përditësim.