E keni menduar ndonjëherë të uleni në ndenjësen e pasme të makinës dhe kjo e fundit të drejtohet jo nga timoni por nga një “game contrller”. Duket e rrezikshme dhe keni të drejtë.

Ky është projekti i fundit i kompanisë amerikane me qendër në Ilinojs “Autonomous Stuff”. Makina quhet Linkoln MKZ dhe u prezantua në CES në Las Vegas.

Ky model sigurisht që është vetëm një eksperiment i kompanisë dhe nuk do të hidhet në treg. Kompania po punon me teknologjinë e re të drejtimit të automjeteve në mënyrë autonome dhe automatike.

Pse u prezantua kjo makinë në CEZ? Për parë dhe vlerësuar se deri ku ka arritur zhvillimi i këtyre sistemeve.

Linkoln është një makinë mjaft e sofistikuar me sisteme e elektronike qe kontrollon shumicën e funksioneve të makinës. Ajo ka dy sensor LIDAR në parakolp dhe një kamera për të parë rrugën.

Dy sensorët e prodhuar nga Velodyne përdoren lazera për të prodhuar një Harte 3D për terrerin ku do të shkelë making.

/TechSot.al/E.G./