Zhvilluesi gjigand i lojrave Grand Theft Auto ka njoftuar se ka filluar punën për lojën e re të serive GTA, GTA 6.

TechSot.Al ka mësuar se planet në fillim kanë qënë për kryeqytetin Japonez Tokio, mirëpo ato plane janë hedhur poshtë, për shkak të infrastrukturës rrugore të qytetit, që do të komplikonte shumë lojën.

Ndërkohë që Rockstar nuk ka njoftuar akoma për qytetin apo qytetet se ku do të bazohet GTA 6.

Ka kaluar rreth dy vjet nga loja e fundit e serive Grand Theft Auto, që me lançimin e GTA V. Rockstar nuk ka dhënë më shumë informacione mbi temën e GTA 6, përveç faktit se loja është në zhvillim e sipër. Pra nuk dihet akoma koha se kur mund të dalë në treg, ktë vit, apo vitin tjetër.

Sipas TechSot.Al, kompania mëmë e Rockstar, Take-Two Interactive në 2003-shin ka regjistruar të drejtat e emrave ‘GTA: Tokyo’, ‘GTA: Bogota’, dhe ‘GTA: Sin City’, por pritet që loja e radhës të bazohet në ndonje qytet në ShBA. /TechSot.Al/

Skip to toolbar