Mercedes njoftoi të hënën se “duket” të ketë gati karikimin induktiv wireless për modelin e vitit 2017. Në mënyrë të veçantë, ajo ka për qëllim futjen e teknologjisë në modelin S500e plug-in, hibrid, sedan.

Sistemi i prodhimit do të punojë si koncept që kemi parë më parë. S500e do të ketë një spirale të montuar në pjesën e përparme nën makinë. Duke përdorur të dhëna vizuale që shfaqen në ekran, shoferi do t’a pozicionojë atë spirale mbi bllakën bazë spirale primare.

Shumica e njerëzve mund të vendosin këtë pllakë në dyshemenë e garazhit ose ndoshta, siç sugjeron Mercedes “, në një zonë të mbrojtur në frontin e një porte për makinën.”, raporton TechSot.Al.

Pasi spiralja është mbi pllakë, Mercedes pretendon që sistemi të jetë 90% efikas. Kjo do të thotë se karikimi do të jetë gati identik me përqindjen e fituar duke përdorur një prize në mur./TechSot.Al