Me vetëm pak minuta stërvitje të detajuara nga smartphone, dhe do të kemi të mundur të përmirësojmë ndjeshëm shëndetin tonë mendor. Konfirmimi për TechSot.al u bë nga një studim i Northwestern University i publikuar në Journal of Medical Internet Research. Kjo e fundit ëhstë bazuar në një platformë me 13 aplikacione, me secilën prej tyre të dedikuar në një aspekt preciz në luftën ndaj ankthit dhe depresionit.

Kërkuesit kanë eksperimentuar platformën e quajtur IntelliCare, mbi 100 persona që kishin simptoma të ankthit dhe depresionit, të gjetur rastësiht përmes një pyetësori të shpërndarë online. Personat e vëzhguar për studim, përdorën pajisjet teknologjike antidepresion për dy muaj.
Pas 8 javësh shkruan TechSot.al, të gjithë ata që përdorën disa herë në ditë aplikacionet, kanë shfaqur shenja të konsiderueshme përmirësimi të shëndetit mendor.

Mes aplikacioneve është ‘Worry knot’, për menaxhimin e ankthit, si edhe ‘Boost me’, që inkurajon përdoruesit të planifikojnë aktivitete pozitive. Por mund të përdoret dhe ‘Social Force’, që i orienton përdoruesit drejt përzgjedhjes së personave më me shumë suport ndaj tyre, që ata të mbeten në kontakt.
Ekspertët i thanë TechSot.al, që këto aplikacione mund të ndihmojnë miliona përdorues në mbarë botën, të cilët nuk kanë mundësi të ndiqen nga një specialist.

Ky studim është ende në fazën përgatitore, ndërkohë që po shtohet numri i personave që po mbahen nën vëzhgim përmes këtyre aplikacioneve antidepresion./TechSot.al/

Skip to toolbar