Embrione galaksish dhe yje të rinj janë vëzhguar për herë të parë në Yjësinë e Orionit, Galaksia më e afërt e yjeve, që ndodhet rreth 1350 vite drite nga Toka. Vëzhgimi është bërë falë teleskopit Vista, nga Observatori Evropian meridional, ESO.

Galaksia e Orionit paraqet një nga rajonet më aktive të të formacioneve yjore, që mund të shihen edhe me sy të lirë në mbrëmje në qiell të hapur. Por astronomët i thanë TechSot.al, se në këtë galaksi u zbuluan dhjetëra yje të rinj të pavëzhguar më parë, ndërkohë që unaza përreth tyre përbëhet nga një gaz i lëngshëm që është edhe përbërës i orbitës së tyre.

Imazhet e realizuara nga Vista, mbulojnë të gjithë zonën e reve molekulare të Orion A, një nga dy pjesët gjigante të reve në të gjithë yjësinë e Orionit, që përhapet me rreth 8 gradë në jug në zonën e njohur si “shpata”./TechSot.al/

Skip to toolbar