Pjesa  më e madhe e njerzve nuk janë fare të aftë për të shkruar një email të mirë.

Kjo nuk është e cuditshme , pasi nuk ka lendë të vecanta në klasë që na mësojnë si të shkruajmë një email të mirë dhe të kemi një etike të mirë.

Kjo është arsyeja se pse sahere që na duhet të shkruajmë një email zyrtar e serioz për të bërë biznes ose dicka tjetër, zakonisht dështojmë.

TechSot.al  ju ndihmon duke ju dhënë 5 rregullat e arta për të shkruar emailin perfekt.

 

1.Shkruani ashtu sic flisni.

Njerzit janë qënie emocionale, ato kërkojnë biseda autentike. Mos e komplikoni më shumë sec duhet fjalitë duke përdorur shprehje të cila nuk do ti përdornit në biseda ballë për ballë.

2.Fillojeni me një pyetje.

Mos e detyroni dikë që të lexoje të gjithë paragrafin që të nxjerrë thelbin e asaj që keni dashur të shkruani . Tregojuani që në fjalin e parë arsyjen e emailit.

3.Fokusohuni ne benefitet

Mjaft folët për veten dhe filloni të shkruani për atë që tjetri do të përfitoje nga biseda me ju

4.Mbylleni me një pyetje të thjeshte.

Qëllimi juaj nuk është që të merrni një po që me emailin e parë , por që të filloni një bisede. Njerzit janë më të predispozuar që tju kthejnë përgjigje nëse ju e mbyllini emailin me një pyetje që ato duhet të përgjigjen.

5.Mbajeni  emailin të shkurtër

Largojini të gjithë informacionet e panevojshme. Sa më i shkurtër emailit , aq më shumë mundësi ka që të lexohet.

Sipas TechSot.al ju mund ti vini në zbatim këto rregulla në rastet kur doni të bëni një aplikim pune ose doni të arrini një marrveshje biznesi ose doni të arrini marrveshje të cfaredo lloj natyre.

TechSot.al ju mundëson një shembull :

 

Përshendetje Mira

A jeni e lirë me 18 Maj ?

Ne po organizojmë edicionin e 18 të konferencës se TechSot.al në Amsterdam për 30000 njerëz dhe do donim që tju ftonim që të vinit dhe të flisnit.

Ne po mbulojmë histori personale të historive të suksesit dhe mendojmë se historia jotë në Facebook do ta jetë e përshtatshme.

Ne e dijmë se jeni një grua e zënë , prandaj ja si do të përfitonit :

-Publicitet : Ju do të flini para 2500 drejtuesve dixhital dhe 100000 njerëz do tju shikojnë live

-Mundësi Socializimi : Tre folës të tjerë janë konfirmuar dhe un do tju gatuaj darkë të gjithëve në shtëpinë time pas mbrëmjes.

A keni dhjetë minuta kohë për një telefonatë të Martën në mënyrë që tju flas më gjatë  ?

Gjithë të mira

Suzana .

/TechSot.al./