‘Lufta’ e makinave vetë-vozitëse ka kohë që ka filluar, dhe sa vjen e më shumë ‘luftëtarë’ po i bashkohen.

Sipas TechSot.Al, Daimler, kompania mëmë e Mercedes Benz, ka njoftuar dje se planifikon të sjellë taksitë vetë-vozitëse brenda 3 vitesh.

Gjigandi Gjerman është kompania më e fundit që bën këtë premtim. Ford dhe BMW kanë premtuar të njëjtën gjë brenda vitit 2021. Ndërsa General Motors dhe Waymo (i Google) kanë premtuar të njëjtën gjë, por pa datë.

Uber nga ana tjetër është duke testuar këtë koncept që prej shtatorit të vitit të kaluar në Pittsburgh, raporton TechSot.Al.

Megjithëatë, Daimler, prodhuesi më i vjetër i makinave, nuk është e re në tregun e makinave autonome. Në 2015-n, kompania lançoi maunen e parë autonome, edhe pse kjo ishte vetëm një koncept. /TechSot.Al/