Lakër, rukola, karrota, apo çikore, tërësisht bio për t’u kultivuar në pjesën e brendshme të kuzhinës. TechSot.al, pohon se fenomeni po njeh zhvillim edhe në librari, sallon apo deri edhe në zyrë. Ideja vjen nga BioPic, një startup që propozon të rikthejë tokën në qytet.

Në manifestimin Blast dedikuar për startup, BioPic ka vënë në pah një fushë tavoline, që përbëhet nga një strukturë katërkëndëshe prej druri, brenda së cilës gjenden vazo të mbjella. E vecanta sipas TechSot.al, është fakti i stimuluesve të fotosintezës, dmth drita LED më frymëzim hapësinor. Pra si model janë marrë serat e NASA-s në bordin e anijes Hapësinore Ndërkombëtare, ku bimët lulëzojnë edhe me mungesën e dritës së diellit.

Dy vazot e vëna në strukturën prej druri janë ideuar për të rritur perime jeshile bio në shtëpi, në një mënyrë të thjeshtë,falë një peshqiri letre që përmban fara dhe ushqyes. Ideja është vlerësuar në Expon e Maker Faire në Nju Jork dhe në Romë, dhë janë cilësuar kuzhinë luksi nga salloni i automjeteve në Milano.

Në lëvizjen e ardhshme pritet të futen si ekzibicion në restorante me 5 yje, për të kultivuar bimë aromatike, me shefa kuzhine me emër, që dashruojnë njëkohësisht risitë dhe inovacionin.

Biopic është vetëm një nga startup e Blast dedikuar foodtech, shumë shpejt do vinë krijime të personalizuaara të ushqimit, të servirura në një menyrë krejtësisht inovatore. Por suprizat bëhen edhe më të këndshme kur na duhet të presim, ndaj TechSot.al nuk po zbulon gjë më tej./TechSot.al/