Sulmi i fundit masiv kibernetik që përfshiu të paktën 100 shtete, nxori zbuluar brishtësinë e sistemit të mbrojtjes së kompjuterave apo aparatëve të ngjashëm teknologjik. Asnjë software shkruan TechSot.al, apo asnjë aplikacion nuk ëhstë i sigurt 100%, por gjithmonë ka një zgjidhje për të siguruar privatësinë e materialeve tona.

Premisat

E vështirë, por e domosdoshme. Aparaturat që përdorim në shtëpi janë të përshtatura me fotokamera, sistem audio, etj, por kjo nuk do të thotë se nuk kemi mundësi t’i mbrojmë.

Imazhet dhe privatësia në rrjet

Duhet të kemi shumë kujdes me fotot që mbajmë në telefon. Është mirë të lexojmë gjithmonë përshkrimet mbi privatësinë të aplikacioneve apo metodave teknologjike që përdorim. Në këtë mënyrë do të kuptojmë qartë kush mund t’i shohë ato që hedhim në rrjet.

Linqet dhe lidhjet me emailin

Kur marrim një email apo navigojmë në internet, theskon techSot.al duket të kemi shumë kujdes nga linqet që klikojmë apo hapim. Nëse përfundojmë në një faqe jo të sigurtë, më mirë ta mbyllim direkt. Nëse na vjen një email nga kontakte të njohura, më mirë t’i kërkojmë dërguesit nëse është ai që e dërgoi.

Një antivirus (që nuk është i përjetshëm)

Instaloni dhe përditësoni gjithmonë antivirusi. Për të zgjedhur më të mirin raporton TechSot.al mjafton të kontrollojmë krahasimet nga muaji në muaj në portalet e sektorit informatik.

Rreziqet e diversitetit legal

Bëni kujdes me ato shkarkoni nga rrjeti, mbi të gjitha nëse “janë ligjore” ndoshta me sistemi e doënload si torrent.

Kujdes edhe tek Wi-Fi

Mos u lidhni asnjëherë me rrjete wi-fi të panjohura këshillon TechSot.al. Është shumë e lehtë të bëheni viktima të sniffing, që do të thotë të atij që ju le akses në wi-fi por që mund tju spiunojë lehtësisht në kohë reale përmes kompjuterave të lidhura me rrjetin.

Kërkoni drynin

Më mrië të navigoni në portale https, janë të sigurta. Lidhhet e sigurta evitojnë që dikush të mund t’ju spiunojë komunikimin që mund të bëhet mes jush dhe serverit, duke rritur nivelin e sigurisë.

“Plug-in”

Instaloni të ashtuquajturat plug-in falas që rrisin nivelin e sigurisë. Psh Web of Trust është një zonë që duhet vizituar pasi që jep informacion mbi reputacionin e portaleve që duam të vizitojmë./TechSot.al/