Sulmi botëror me virusin WannaCry sigurisht pati një efekt domino tel përdoruesit e goditur, por njëkohësisht pati edhe meritën për të rritur përgjegjëshmërinë rreth ‘Ransomware’. TechSot.al shpjegon se këto të fundit janë viruse që godasin aparatet smart dhe i bllokojnë ato.

Ndërkohë që piratët e sulmeve kibernetike kërkojnë para në këmbim të zhbllokimit dhe “lirimit” të të dhënave.

Shpërndarja e tyre duket e paprekshme. Sipa snjë raporti të Kaspersky Lab, shkruan TechSot.al, në muajt e parë të vitit 2017, numri i Ransomware ‘mobile’, dmth i atyre që godasin, telefona, tableta apo lap top është më shumë se trefishuar (3.5 herë në rritje). Në tremujorin e parë të vitit arritën numrin 218.625, kundrejt 61 mijë në tremujorin e mëparshëm.

Kërcënimet janë rritur ndjeshëm, me zhvillimin e varienteve të reja të Ransomware që vazhdojnë të sulmojnë. Por ajo që ka rëndësi shkruan TechSot.al është që të kemi parasysh se hakerat do vijojnë që cdo herë e më shumë të tentojnë të bllokojnë aksesin tek të dhënat personale të përdoruesve, jo vetëm në PC por edhe në telefona.

Sipas një studimi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin më të prekurit nga “Ransomware mobile”./TechSot.al/