Gjigandi Facebook ka shpenzuar shuma të mëdha parash për të implementuar dhe përmirësuar videot në YouTube, dhe viti 2017 ka qënë një vit deçiziv për Facebook Video, raporton TechSot.Al.

Jo vetëm që sistemi i videove në Facebook është përhapur ndjeshëm, por shumë platforma madje kanë lënë YouTube-in e Google-s, për t’u fokusuar në Facebook Video, sidomos përmes opsionit ‘live’.

Sipas TechSot.Al, Facebook ka tentuar të parakalojë YouTube-in edhe në vëndet e tjera të botës, jo vetëm në Amerikë. Një shëmbull i mirë i kësaj është transmetimi i disa prej ndeshjeve të UEFA Champions League, nëpërmjet rrjetit televiziv ‘FOX Sports’.

Por Facebook Video është akoma një hap pas YouTube-t, sidomos në aspektin 4K. TechSot.Al raporton se së shpejti kjo mund të ndryshojë, pasi edhe Facebook është duke eksperimentuar me videot 4K, gjë që YouTube e bën prej disa vitesh tashmë.

 

Tani për tani vetëm një numër i vogël llogarish është duke testuar sistemin e ri, dhe nuk dihet akoma se kur videot 4K do të jenë të disponueshme për gjithë publikun./TechSot.Al/