Kompania Izraelite ‘Corephotonics’ ka hedhur dje në gjyq kompaninë Amerikane Apple për shkelje të patentave ligjore që mbahen nga Corephotonics, raporton TechSot.Al.

Corephotonics, prodhuesi i teknologjisë të kamerave me dy lente, pretendon se kamerat e iPhone 7 Plus dhe iPhone 8 Plus shkelin katër patenta të saj ligjore.

Sipas TechSot.Al, Corephotonics dhe Apple kanë bashkëpunuar më përpara, mirëpo marrëdhëniet midis dy kompanive janë ftohur së fundmi, që ka çuar dhe në këtë ‘duel’ ligjor në gjyqet Amerikane.

Por gjyqi përfshin edhe përdoruesat e iPhone 7 Plus dhe 8 Plus, të cilët janë duke shkelur ligjin, duke përdorur smartfonat e Apple. Corephotonics pretendon se Apple me dijeni të plotë ka vendosur të veprojë siç ka dashur, duke shkelur patentat ligjore.

Sipas TechSot.Al, në këtë ‘betejë’ nuk është përfshirë iPhone X, pasi ky i fundit nuk ka dalë në treg akoma./TechSot.Al/