Shërbimeve të shumta të abonomit muzikor pritet t’u shtohet edhe YouTube, raporton TechSot.Al.

Shërbimi i ri i YouTube pritet ti bashkohet shërbimeve të tjera si Spotify, Apple Music, Tidal, Google Play Music, etj. Ky shërbim pritet të vijë nga Marsi i 2018-s.

Pak i çuditshëm duket fakti se Google, kompania mëmë e YouTube, ka shërbimin e vetë muzikor, Google Play Music.

TechSot.Al raporton se emri i këtij shërbimi nga YouTube pritet të jetë ‘YouTube Remix’, dhe sipas raporteve pritet të jetë një miksim midis YouTube Red dhe Google Play Music. /TechSot.Al/