Bob Lutz, veterani i industrisë së makinave, i cili ka punuar për kompani të mëdha si BMW, Ford, Chrysler, dhe General Motors, ka dhënë disa të vërteta të hidhura përsa i përket kompanisë Tesla.

Lutz është 85 vjeç, dhe është me të vërtetë një ekspert përsa i përket makinave. Ai ka disa kritika për shefin e Tesla-s, Elon Musk, përcjell TechSot.Al.

“Musk nuk ka zbuluar ende se të ardhurat duhet të jenë më të mëdha se kostoja…kur je duke humbur para siç po bën sot Tesla, ti nuk je duke menaxhuar si duhet një kompani. Nuk shikoj në horizont ndonjë zgjidhje të këtij problemi, kështu që atyre që ju pëlqejnë makinat Tesla, u sygjeroj të blenë një para se kompania të mbyllet”

Këto janë me të vërtetë fjalë të rënda, por ndoshta makanikat që mban mënd Lutz kanë ndryshuar tashmë; i gjithë aspekti ekonomik është ndryshe nga më parë.

Sipas TechSot.Al, kompanitë teknologjike, ku përfshihet edhe Tesla, e cila është më shumë një kompani teknologjike se sa prodhuese makinash, të ardhurat nuk janë edhe aq të rëndësishme. Siç kemi parë, shumë kompani operojnë për vite të tëra me humbje. Sipas TechSot.Al, qëllimi kryesor i këtyre kompanive është që të krijojnë një markë apo ide të mbështetur nga masat.

Një shëbull është Uber, kompani që vazhdon të operojë me humbje parash, por që investitorët vazhdojnë të derdhin shuma të mëdha parash, raporton TechSot.Al.

Elon Musk nuk ka komentuar akoma për këtë çështje, edhe pse për hir të vërtetës, Tesla me të vërtetë ka hasur probleme nga më të ndryshmet kohët e fundit.

Skip to toolbar