Super-kompjuterat janë një mjet i dobishëm për mjekësi, aviacion, robotikë, si dhe armë, por sot për sot ka vetëm tre prej këtyre. SHBA-ja, Japonia, dhe Kina janë vëndet e vetme që kanë një super-kompjuter, por së shpejti mund të kemi një të katërt, pasi edhe Evropa është futur së fundmi në këtë garë, për të pasur super-kompjuterin më të fuqishëm në botë.

Sipas TechSot.Al, Evropa pritet të shpenzojë diku rreth $1.2 Miliardë për të zhvilluar teknologjinë e vetë. Kjo makineri, apo super-kompjuter, është në gjëndje të kryejë miliarda miliardë (lexoje mirë këtë shifër) kalkulime, apo llogari, në sekondë. TechSot.Al raporton se Evropa ka si synim të arrijë këtë brenda vitit 2022-2023.

Tani për tani, meteorologët, programet hapësinorë, dhe agjensi të tjera qeveritarë ‘marrin’ me qera kohë të super-kompjuterave nga Amerika ose Japonia. /TechSot.Al/