Pas skandalit më të madh në historinë e Facebook-ut, rrjeti social më i madh në botë ka ndërmarrë një seri ndryshimesh përsa i përket rregullave të privatësisë, raporton TechSot.Al.

Ka qënë vetë Mark Zuckerberg, themeluesi dhe shefi egzekutiv i Facebook që më në fund ka folur në publik për skandalin, duke shpalosur edhe rregullat e reja për të mbrojtur përdoruesit e rrjetit social.

Zuckerberg ka thënë se nga sot e tutje Facebook do të revizionojë të gjitha aplikacionet e jashtme që kërkojnë të dhënat e përdoruesave të Facebook, dhe të heqë aplikacionet që nuk u përmbahen rregullave të reja.

Por ekspertët shprehen se mund të jetë shumë vonë për rrjetin social të rimbëkëmbet, pasi skandali i fundit ka bërë që përdoruesat të humbin besimin në rrjetin social. Kjo për shkak se Facebook ka pasur njohuri për kompaninë Cambridge Analytica, që ka qënë në qëndër të vëmëndjes.

Me 2.2 miliardë përdorues, Facebook ka shumë pyetje për t’u përgjigjur, dhe përgjegjësi për të mbajtur. /TechSot.Al/