Kompania nga Kosova Gjirafa ka filluar së fundmi testimin e videove ‘Live’, ose videove drejtpërdrejt, raporton TechSot.Al.

Gjirafa.com është sipërmarrja me origjinë Shqiptare që ka marrë financimin më të madh nga kompani të huaja. Inovacionet e Gjirafës kanë qënë plot, duke filluar nga vetë motori i kërkimit, që është dhe shërbimi kryesor i Gjirafës, dhe duke vazhduar në GjirafaPikBiz, GjirafaMall, dhe GjirafaVideo.

Duke parë bujën e madhe që kanë pasur videot live, sidomos në Facebook, GjirafaVideo ka filluar me testimin e videove live, që për momentin është në verzionin ‘beta’.

TechSot.Al raporton se fillimisht kanali i vetëm me mundësi transmetimi live është vetë kanali zyrtar i Gjirafa.comGjirafa.com është motorri më i madh i kërkimit në gjuhën shqipe. Kompania është e bazuar në Prishtinë, dhe op..., por nuk dihet akoma se kur shërbimi do të jetë i disponueshëm për kanalet e tjera./TechSot.Al/