Google Maps, apo shërbimi i hartave nga Google, vjen tashmë edhe në gjuhën shqipe, raporton TechSot.Al.

Lajmi u mësua nga TechSot.Al, ku përveç shqipes, Google ka shtuar edhe 38 gjuhë të tjera që nuk kanë qënë të disponueshme në harta.

Sipas Google, duke shtuar 39 gjuhë të reja në harta lejon që 1,25 miliarda njerëz të kenë mundësi të përdorin shërbimin e gjigandit amerikan.

Përveç shqipes, disa nga këto gjuhë janë:

Armene, Azerbaxhane, Boshnjake, Kroate, Çeke, Daneze, Filipineze, Finlandeze, Gjergjiane, Hebre, Islandike, Indoneziane, Maqedonse, Mongoliane, Norvegjeze, Rumune, Sërbe, Sllovake, Sllovene, Suedeze, Turqisht, dhe shumë të tjera./TechSot.Al/