Kanë kaluar rreth 5 vjet nga dalja në treg e lojës mjaft popullore Grand Theft Auto V, por gjatë kësaj kohe Rockstar nuk ka qënë në heshtje.

Sipas TechSot.Al, duhet të presim edhe disa vite për lojën e radhës, Grand Theft Auto VI. Raporte të brëndshme bëjnë të ditur se nuk është vendosur akoma në datën fikse të daljes në treg të GTA VI, por ajo pritet të dalë nga viti 2021-2022.

TechSot.Al ka raportuar para dy vitesh se loja popullore ishte në zhvillim e sipër. 

Loja pritet të ketë shumë ndryshime nga verzionet e mëparshme, si harta dhe histori të reja TechSot.Al ka mësuar se loja do të bazohet në kontinentin verior dhe jugor Amerikan, ku lojtarët do të kenë mundësi të shkojnë nga një kontinent në tjetrin, si dhe opsionin e Vice City, qytetit legjendar nga loja Grand Theft Auto Vice City.

Disa ekspertë të fushës pretendojnë se Rockstar Games ka vendosur të ‘mjelë’ lojën GTA V sa më shumë të jetë e mundur para se të lançojnë verzionin e ri.

Nuk dihet akoma platformat që do të mbështesin këtë lojë, pasi 3-4 vite janë shumë për platformat që dalin në treg çdo vit, dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë deri atëherë. /TechSot.Al/