Edhe pse PlayStation 4 Pro dhe Xbox One X janë tashmë të ‘themeluara’ në treg, kompania gjigande Sony i ka hedhur tashmë sytë nga platforma e re e lojrave, PlayStation 5, raporton TechSot.Al.

Këtë vit PlayStation 4 bëhet 5 vjeç, por sipas standarteve teknologjike, 5 vjet janë shumë. TechSot.Al raporton se burimet rreth këtij lajmi kanë qënë shumë te limituara, dhe jo shumë besuese, por pritet që PlayStation 5, ose PS5, të ketë një proçesor AMD, dhe do të mbështesë teknologjinë VR (Virtual Reality), apo Realiteti Virtual.

Sipas raporteve që TechSot.Al ka mundur të sigurojë, PS5 mund të dalë në treg këtë vit (2018), në kohë për festat e fundvitit. Ose te paktën, platforma e re të prezantohen brenda këtij viti, dhe të lançohet në fillim të vitit që vjen.

Ka dhe shumë persona që nuk besojnë që Sony të lançojë PS5-n këtë vit, pasi sipas tyre është ende herët, duke parë kohën se kur u lançua sistemi i lojrave i fundit, që ishte PlayStation 4 Pro, para dy vitesh. /TechSotAl/

Skip to toolbar