Mark Zuckerberg, krijuesi i rrjetit social më të madh në botë Facebook, ka pranuar dje se kompania e tij lexon të gjitha mesazhet e shkëmbyera midis përdoruesave, raporton TechSot.Al.

Bëhet fjalë për mesazhet e shkëmbyera në aplikacionin Messenger të Facebook. Sipas z. Zuckerberg, Facebook lexon të gjitha tesktet dhe fotot/videot të shkëmbyera, në mënyrë që ato të mos jenë materiale të jashtë-ligjshme.

Edhe pse qëllimi i Facebook është i mirë, përgjimi i komunikimit privat nuk duket se do të shkojë mirë me opinionin publik, i cili e ka kritikuar ashpër Facebook-un lidhur me skandalin më të fundit./TechSot.Al/