Sipas raporteve të TechSot.Al, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati të ndërtojnë degën e gjashtë të ushtrisë së tyre, e cila do të fokusohet mbi hapësirën.

Njoftimi është bërë nga komandanti i ushtrisë amerikane, dhe ndërkohë presidenti i amerikës, Donald Trump. “Po urdhëroj këtu Departamentin e Mbrojtjes dhe Pentagonin të fillojnë menjëherë ndërtimin e Forcës Hapësinore si dega e gjashtë e forcave të armatosura.” ka thënë Trump.

Ideja e ndërtimit të kësaj ushtrie nuk është e re. TechSot.Al raporton se ishte pikërisht Donald Trump që e ka përmendur këtë ide edhe më parë, më saktë në muajin mars të 2018-s, por që ai vetë në atë kohë e ka cilësuar si një shaka. Në muajin mars ai ka thënë “hapësira është fushë lufte njëlloj si toka, uji, apo ajri.”/TechSot.Al/

 

Skip to toolbar