Që nga viti 2010 e deri më sot, Kina mbante titullin si vendi i super-kompjuterit më të shpjetë në botë, me super-kompjuterin Tianhe-1A, raporton TechSot.Al.

Por ‘Departamenti i Energjisë’ në ShBA prezantoi super-kompjuterin Summit, që sipas TechSot.Al është dy herë më i fuqishëm se ai që posedon Kina.

“E dimë që jemi në një garë, dhe e dimë që është një garë e vërtetë – ka shumë rëndësi se kush fiton,” ka thënë sekretari i energjisë Rick Perry. “Ka shumë rëndësi, dhe sot duam t’i themi të gjithë botës që Amerika është përsëri në garë, dhe shumë vrullshëm. Kjo është shumë e rëndësishme.”

TechSot.Al ka mësuar se kompania që e ka prodhuar këtë super-kompjuter ka qënë IBM, e cila ka përdorur një fond prej 200 miliona dollarë të financuar nga qeveria Amerikane. IBM e ka nisur këtë projekt në vitin 2014 në shtetin Tenesi./TechSot.Al/