Presidenti Amerikan Donald Trump është pranë miratimit të ligjit që ndalon shitjen e makinave të Mercedes-Benz, Audi, BMW, dhe markave të tjera Gjermane, raporton TechSot.Al.

Kjo mund të jetë lëvizja e radhës e ‘luftës’ me të huajt që presidenti Trump ka ndërmarrë së fundmi, duke promovuar “Amerikën të parën”, për të shtyrë amerikanët të përdorin dhe të blejnë produkte amerikane.

Sipas TechSot.Al, Trump ka impozuar tarifa të mëdha (deri në 25%) mbi importet e makinave. Sekretari i Tregtisë të ShBA-së Wilbur Ross kë thënë se “ka prova të mjaftueshme për të parë qartë se për dekada me radhë, importet kanë ‘gërryer’ industrinë tonë automobilistike.”

Janarin e shkuar Donald Trump ka bërë disa komente lidhur me këtë çështje, duke folur për revistën gjermane Bild:

“Kur kalon në rrugën Fifth Avenue (rrugë në Nju Jork), të gjithë kanë një Mercedes-Benz të parkuar në shtëpitë e tyre. Ju jeni shumë të padrejtë karshi ShBA-së. Sa makina Chevrolet shikon në Gjermani? Jo shumë, ndoshta asnjë, nuk shikon asnjë atje. Kjo është një rrugë një-kalimshe”

/TechSot.Al/

Skip to toolbar