Dje, parlamendi i Ugandës kaloi një ligj pak të çuditshëm, taksimin e përdorimit të medias sociale, raporton TechSot.Al.

Sipar raporteve të TechSot.Al, çdo person që përdor rrjetet sociale si Facebook, Twitter, Instagram, apo edhe aplikacione mesazhesh si Whatsapp dhe Viber duhet të paguajë një tarifë ditore prej 200 shillinga, ose rreth 5 Lek.

Presidenti i vendit Afrikan, Yoweri Museveni ka qënë një mbështetës i kësaj takseje, i cili ka thënë se qëllimi kryesor i kësaj takse është që të ndalojnë “thashethemet”. TechSot.Al ka mësuar se ligji i ri do të hyjë në efekt më 1 Korrik të këtij viti, por nuk dihet akoma se si shteti Ugandinez do të monitorojë shtetasit e vetë, apo se si do të mbledhë këtë taksë. /TechSot.Al/

Skip to toolbar